Aktualitet

Ishte kthyer në tmerrin e Tiranës! Grabiste me thikë qytetarët, pranga 27-vjeçarit nga Laçi, u kap nga “Shqiponjat” du

22 Mars 2021, 08:28 Nga DOSJA
Ishte kthyer në tmerrin e Tiranës! Grabiste me thikë

TIRANË– Një 27-vjeçar është prangosur nga forcat “Shqipinja” pasi akuzohet se ka kryer vjedhje me dhunë në disa zona të Tiranës. I riu me iniciale T. S., është i dyshuari kryesor për 3 raste vjedhjesh të sendeve me vlerë. Më e fundit u regjistrua në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku i riu tentoi të grabiste të vidhte me dhunë sendet e një të reje, por u neutralizua nga efektivët e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë, qytetarët në vende të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 27-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes.

Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të  vjedhjes me dhunë dhe tentativës për vjedhje të sendeve me vlerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit T. S., 27 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një shtetaseje.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është  autor edhe  i dy ngjarjeve konkretisht: I vjedhjes me dhunë nën kërcënimin e thikës të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të shtetases E. I; Dhe tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të shtetases M. H. Materialet në ngarkim të shtetasit T. S. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 08:19

KOSOVË-Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka bërë një postim në Facebook, në lidhje me çështjen e Lumit Vjosa në ditën botërore të ujit, vetëm pak orë para ...