Politike

‘Kauzë që na përket të gjithëve’/ Meta: Thirrjet e kryeqyteteve më të rëndësishme të Europës: Vjosa park kombëta

22 Mars 2021, 10:14 Nga DOSJA
‘Kauzë që na përket të gjithëve’/ Meta:

TIRANË–Presidenti Ilir Meta ka ndarë në ‘Facebook’, foto nga kryeqytetet e Europës të cilat kanë shkruar thirrjet: Vjosa park kombëtar tani!. Meta shkruan se është mirënjohës për kontributin e madh që kanë dhënë aktivistët mjedisorë, shkencëtarët dhe akademikët që i kanë dhënë forcë zërit të komunitetit.

Kreu i Shtetit thekson se Vjosa ka një rëndësi mbarë europiane dhe për këtë arsye “i nxis të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve”.

POSTIMI:

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, i inkurajoj të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, në të gjithë gjatësinë e lumit. Është përgjegjësia jonë të mbrojmë këtë trashëgimi të vyer natyrore kombëtare dhe europiane nga çdo projekt shkatërrimtar dhe abuzues. Thellësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të aktivistëve mjedisorë, shkencëtarëve dhe akademikëve vendas e të huaj, që i kanë dhënë forcë zërit të komunitetit duke shfaqur në Tiranë , por edhe në kryeqytetet më të rëndësishme të Europës , në Bruksel , Berlin  dhe Paris  thirrjen që buçet nga lumi: VJOSA PARK KOMBËTAR TANI! Vjosa ka një rëndësi mbarë europiane. Ndaj duke risjellë në vëmendje edhe rezolutën e Parlamentit Europian për shpalljen e saj Park Kombëtar, i nxis të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve.E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË!

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dita e ujit ilir meta dita e ujit ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 22 Mars 2021, 09:38

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar ditën e sotme përvjetorin e 22 marsit 1992, ditën e fitores së parë të partisë. Në nisje të...