Bota

Zoran Zaef zgjidhet sërish udhëheqës i Partisë Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut

22 Mars 2021, 08:06 Nga DOSJA
Zoran Zaef zgjidhet sërish udhëheqës i Partisë Social

MAQEDONI E VERIUT– Kryetari i Bashkimit Social Demokratik, partisë në pushtet, Zoran Zaef, u rizgjodh si kreu i partisë së tij të dielën.

Rreth 69,000 anëtarë kishin të drejtë të votonin në këto zgjedhje shtesë, dhe Zaef, kandidati i vetëm për udhëheqjen e LSDM, mori më shumë se 60,000 vota. Shkalla e pjesëmarrjes ishte 90%.

Anëtarët e LSDM shkuan të dielën në qendrat e votimit të partisë në të gjithë vendin dhe votuan në qendrat e votimit, pasi votimi elektronik nuk ishte i mundur për shkak të mangësive teknike.

Ishte hera e parë në historinë e një partie në vend që udhëheqësi i saj zgjidhej drejtpërdrejt nga anëtarët, me votim dhe jo nga një kongres partie.

Zaef tha se me votimin e djeshëm, partia po hyn në një “epokë të re” dhe njoftoi rinovimin e partisë së tij, me ide të reja dhe inovative dhe fytyra të reja, siç tha ai.

Zoran Zaef ka udhëhequr LSDM-në që nga viti 2013, dhe është kryeministër i Maqedonisë Veriore që nga maji i vitit 2017.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni kryetari i bashkimit social demokratik zoran zaef kryetari i bashkimit social demokratik zoran zaef

Sondazh

Poll