Bota

“Ditë e bardhë”/ Vjosa Osmani flet para seancës së ditës së sotme

22 Mars 2021, 08:03 Nga DOSJA
“Ditë e bardhë”/ Vjosa Osmani flet para seancës

KOSOVË-Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një postim në Facebook, vetëm pak orë para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës.

Osmani e ka shoqëruar postimin me një foto të një luleje të bardhë.

“Ditë e bardhë sot! ”, ka shkruar Osmani, teksa ka publikuar një foto nga Mitrovica.

Postimi i plotë:

Ditë e bardhë sot! ❄️

Foto: Arban Osmani
Mitrovicë

Posted by Vjosa R. Osmani on E hënë, 22 Mars 2021

 

Ditën e sotme do të mbahet seanca për krijimin e qeverisë, duke shënuar mbledhjen e parë të legjislaturës së tetë.  Sipas agjendës, fillimisht do të duhet të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, më pas do të bëhen betimet. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të Kuvendit, nga 61 vota që duhet për të krijuar qeverinë. Publikisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe. Por siç ia garanton edhe Kushtetuta, Partia që përfaqëson komunitetin serb ka të garantuara dy ministri.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti vjosa osmani betimi i qeverise kurti vjosa osmani

Sondazh

Poll