Bota

Lajm i mirë, rezultatet e provave në SHBA, tregojnë se AstraZeneca është 79% efektive kundër Covid-19 dhe nuk shfaq mpiksj

22 Mars 2021, 07:36 Nga DOSJA
Lajm i mirë, rezultatet e provave në SHBA, tregojnë se

SHBA-Vaksina anti-Covid, AstraZeneca ka dalë efektive, pas prove në Shtete e Bashkuara. Sipas BBC,  më shumë se 32,000 vullnetarë morën pjesë, kryesisht në Amerikë, por edhe në Kili dhe Peru.

Sipas rezultateve, ajo ka dalë rreth, 79% efektive kundër Covid-19 dhe e sigurt në lidhje me frikën se shkakton mpiksje gjaku.

Rezultatet pozitive në SHBA, do të mundësojnë që vaksina të miratohet nga rregullatorët  brenda muajit ose dy muajve të ardhshme.

Lajmi është konfirmuar nga hetuesi kryesor i provës së vaksinën në Universitetin e Oksfordit, profesor Andrew Pollard.

‘Këto rezultate janë një lajm i mrekullueshëm pasi ato tregojnë efikasitetin e jashtëzakonshëm të vaksinës në një popullatë të re dhe janë në përputhje me rezultatet e provave të udhëhequra nga Oksford. Ne mund të jemi të sigurt se do të ketë ndikim të fortë kundër Covid-19 në të gjitha moshat dhe për njerëzit e të gjitha prejardhjeve të ndryshme,”-ka thënë ai.

Disa vende fillimisht nuk do të autorizonin përdorimin e vaksinës tek të rriturit mbi 65 vjeç, duke përmendur mungesën e provave.

Ndërkohë, rreth një e pesta e vullnetarëve në këtë provë ishin mbi 65 vjeç dhe vaksina e dhënë si dy doza, me katër javë diferencë siguroi më shumë mbrojtje për ta sesa për grupmoshat më të reja.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota astrazeneca vaksina anti-covid astrazeneca vaksina anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 20:58

KOSOVË- Publicisti dhe gazetari nga Kosova, Milazim Krasniqi ka kritikuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për reagimin që i bënë Aleksandër Vuçi&cced...