Bota

Prishet plani i Anglisë, vendi mund të përballet me një vonesë 2-mujore të vaksinave

21 Mars 2021, 19:34 Nga DOSJA
Prishet plani i Anglisë, vendi mund të përballet me një

ANGLI- Programi i vaksinimit nga Covid, në Angli po përballet me një vonesë 2-mujore të vaksinës. The Guardian shkruan se, kjo vonesë mund të prish të gjitha planet e qeverisë për të rihapur ekonominë si dhe të rihapë vendin.

Ndalimi i eksportit të vaksinimit nga mosmarrëveshjet që kanë vendet e BE-së, mund të ngecë keq përpjekjen për vaksinimin e popullsisë në Angli si dhe mund të detyrojë qeverinë që të zgjasë kufijzimet për njerëzit.

Ndërkohë që për këtë gjë ka reaguar edhe Sekretari i Mbrojtjes,  Ben Wallace, ku tha se reputacioni i BE-së është në rrezik, dhe ka paralajmëruar se “bota po shikon”.

“Nëse prishen kontratat dhe ndërmarrjet, kjo është një gjë shumë e dëmshme për të ndodhur për një bllok tregtar që krenohet me sundimin e ligjit. Ata do të minojnë jo vetëm shanset e qytetarëve të tyre për të pasur një program të duhur vaksinash, por edhe shumë vende të tjera në botë, me dëmtimin e reputacionit për BE-së,” tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Angli janë regjistruar 4,296,583 persona me Covid, ndërsa 126,155 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ben wallace programi i vaksinimit ne angli ben wallace programi i vaksinimit ne angli

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 19:09

Shteti ku jetohet njësoj si para pandemisë

ISLANDË- Për dallim nga vendet e tjera të botës që po luftojnë për vaksinimin e qytetarëve, izolimin, valën e re të epidemisë me variantet e reja të corona...

Bota 21 Mars 2021, 17:43

GREQI- Greqia pritet të hapë fluturimet me Shqipërinë, Maqedoninë e veriut dhe Turqinë. The Guardian shkruan se lajmin e ka bërë të ditur ditën e sotme Autorite...