Bota

Papa: Të gjithë njerëzit duhet të kenë qasje në ujë të pijshëm

22 Mars 2021, 06:56 Nga DOSJA
Papa: Të gjithë njerëzit duhet të kenë qasje në

Papa Françesku kërkoi më shumë angazhim për të siguruar që të gjithë njerëzit të kenë qasje në ujë të pijshëm.

Papa tha të dielën se “shumë njerëz kanë qasje të kufizuar në ujë, i cili ndodhë të jetë i ndotur”. Ai i inkurajoi të gjithë që të “reflektonin në vlerën e kësaj dhurate të mrekullueshme dhe të pazëvëndësueshme të Zotit”.

“Është e nevojshme të sigurohet ujë i pijshëm dhe shërbime higjienike për të gjithë njerëzit“, tha Papa Françesku.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rreth 2 miliardë njerëz në botë përdorin burime të ujit të pijshëm që është i ndotur.

Kombet e Bashkuara në një raport të vitit të kaluar vlerësuan se 43% e shkollave në mbarë botën nuk kanë qasje në ujë dhe sapun për larjen e duarve.

Marrë nga REL 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota papa françesku papa françesku

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 20:58

KOSOVË- Publicisti dhe gazetari nga Kosova, Milazim Krasniqi ka kritikuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për reagimin që i bënë Aleksandër Vuçi&cced...

Bota 21 Mars 2021, 19:09

Shteti ku jetohet njësoj si para pandemisë

ISLANDË- Për dallim nga vendet e tjera të botës që po luftojnë për vaksinimin e qytetarëve, izolimin, valën e re të epidemisë me variantet e reja të corona...

Bota 21 Mars 2021, 17:43

GREQI- Greqia pritet të hapë fluturimet me Shqipërinë, Maqedoninë e veriut dhe Turqinë. The Guardian shkruan se lajmin e ka bërë të ditur ditën e sotme Autorite...