Bota

Bilanci në botë/ Brenda 24 orëve të fundit, shënohen mbi 123 mln të infektuar me Covid-19 dhe mbi 2 mln të vdekur

22 Mars 2021, 07:14 Nga DOSJA
Bilanci në botë/ Brenda 24 orëve të fundit, shënohen

BOTË-Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 123 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 2,727,191 njerëz dhe janë shëruar mbi 99 milionë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 39,505 persona, duke e çuar numrin në total mbi 30 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 455 njerëz dhe numri në total ka shkuar 55,314.

Brazili renditet i dyti ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 47,774 persona të infektuar dhe në total ka aritur 11,998,233 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 1,259 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 555,314.

Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Spanja, Gjermania, Greqi dhe Italia janë në izolim.

Evropa mund të ketë imunitet kundër Covid-19 deri në korrik, ka thënë një komisioner i Bashkimit Evropian. Kjo deklaratë vjen, në kohën që disa vende evropiane kanë filluar rivendosjen e kufizimeve, për shkak të numrit të lartë të infektimeve.

Gjermania ka deklaruar se do ta zgjas izolimin deri në muajin Prill.

Kili raportoi numrin më të lartë ditor të infeksioneve të reja të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, pavarisishtë kufizimeve dhe vaksinimeve.

Afrika e Jugut i ka shitur 1 milion doza vaksine AstraZeneca, Bashkimit Afrikan, njoftoi ministria e shëndetësisë, pasi pezulloi përhapjen e saj të dozave.

Bashkimi Evropian po kundërshton thirrjet e qeverisë britanike për të dërguar vaksinat AstraZeneca të prodhuara në një fabrikë në Holandë. Ish-anëtarja e BE-së në Britania ka administruar deri më tani shumë më shumë vaksina sesa vendet e BE-së në proporcion me popullsinë.

India raportoi numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga Covid-19 që nga fillimi i janarit. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar, 212 vdekje,  ndërsa infeksionet u rritën me 46,951, më e larta që nga fillimi i nëntorit. Që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar  159,967 vdekje dhe janë shënuar pozitiv 11,65 milion persona, më e larta në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 ne bote covid-19 ne bote

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 20:58

KOSOVË- Publicisti dhe gazetari nga Kosova, Milazim Krasniqi ka kritikuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për reagimin që i bënë Aleksandër Vuçi&cced...

Bota 21 Mars 2021, 19:09

Shteti ku jetohet njësoj si para pandemisë

ISLANDË- Për dallim nga vendet e tjera të botës që po luftojnë për vaksinimin e qytetarëve, izolimin, valën e re të epidemisë me variantet e reja të corona...