Bota

21 Mars 2021, 20:58 Nga DOSJA

KOSOVË- Publicisti dhe gazetari nga Kosova, Milazim Krasniqi ka kritikuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për reagimin që i bënë Aleksandër Vuçiç në momentin që publikoi hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Në një intervistë për “RTK-në”, Krasniqi ka thënë se vendi u ka mbetur në dorë Kurtit dhe Osmanin prandaj që reagimi i tyre duhet të ishte shumë i fortë.

“Për këtë gjë do të duhej të reagohej në mënyrë shumë më të fortë veçmas nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani të cilët pritet që të qeverisin vendin sepse realisht atyre tash u ka mbet në dorë patatja e nxehtë e dialogut me Serbinë”, tha Krasniqi.

Më tej, Krasniqi deklaroi se, ky postim deklaron partneritetit serb me Kishën, ku e shohin Kosovën si tokë të shenjtë serbe.

“Terminologjia kishtare e Vuçiqit në të vërtetë vërteton platformën e kishës për Kosovën si tokë e shejt serbe e cila duhet të çlirohet dhe prandaj kjo i ka edhe elementet e një ideologjie të kryqëzatës”, theksoi ai

Kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiç ka publikuar tre ditë më parë foton e hartës së Kosovës, ndërsa brenda është pikturuar flamuri i Serbisë. Kjo ka ngjallur reagime të shumta në Shqipëri dhe Kosovë dhe është konsideruar si një provokim.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic milazim krasniqi vjosa osmani vuçiç provokon kosoven albin kurti aleksander vucic milazim krasniqi vjosa osmani vuçiç provokon kosoven

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 19:09

Shteti ku jetohet njësoj si para pandemisë

ISLANDË- Për dallim nga vendet e tjera të botës që po luftojnë për vaksinimin e qytetarëve, izolimin, valën e re të epidemisë me variantet e reja të corona...

Bota 21 Mars 2021, 17:43

GREQI- Greqia pritet të hapë fluturimet me Shqipërinë, Maqedoninë e veriut dhe Turqinë. The Guardian shkruan se lajmin e ka bërë të ditur ditën e sotme Autorite...