Aktualitet

E RËNDË! Ngacmuan seksualisht vajza të mitura në rrugë & autobus, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë, shpallet në kë

22 Mars 2021, 07:31 Nga DOSJA
E RËNDË! Ngacmuan seksualisht vajza të mitura në rrugë

TIRANË-Dy raste të ngacmimeve seksuale janë raportuar në Tiranë. Policia bën të ditur se është shpallur në kërkim një 42-vjeçar pasi në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.

Ndërkohë që një rast tjetër i ngjashëm është raportuar në polici. Një 60-vjeçar teksa ishte duke udhëtuar në të njëjtën autobus me një 15-vjeçaren, i është afruar kësaj të fundit e ka nisur ta prekë dhe të bëjë veprime të pahijshme. Vajza ka njoftuar policinë, e cila e ka arrestuar në flagrancë personin e arrestuar.

NJOFTIMI:

-Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. M., 42 vjeç, sepse në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ngacmim seksual ne tirane ngacmim seksual ne tirane

Sondazh

Poll