Aktualitet

Thyen masën e arrestit shtëpiak, drejtim mjeti në gjendje të dehur! Arrestohen 6 persona në Tiranë për vepra të ndryshme

22 Mars 2021, 07:30 Nga DOSJA
Thyen masën e arrestit shtëpiak, drejtim mjeti në gjendje të

TIRANË–Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 39 vjeçar, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese.

Të arrestuar janë dhe K. C., 36 vjeç, G. T., 51 vjeç, R. L., 40 vjeç dhe M. Q., 43 vjeç pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Dy shtetas të tjerë kanë përfunduar në pranga pasi kanë abuzuar me të mitura në Tiranë.

NJOFTIMI:

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. D., 39 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :K. C., 36 vjeç, G. T., 51 vjeç, R. L., 40 vjeç dhe M. Q., 43 vjeç pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.•Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. M., 42 vjeç, sepse në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.•Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,  për shtetasin D. B., 30 vjeç, pasi në Yrshek, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. B.  Punohet për kapjen e D.B si dhe për identifikimin dhe gjetjen e bashkëautorëve të tij.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll