Aktualitet

Shkodra s’gjen qetësi! Plagoset Mikel Fusha, autori shpallet në kërkim, i kishte thyer lokalin para një jave, e ëma shpë

21 Mars 2021, 18:39 Nga DOSJA
Shkodra s’gjen qetësi! Plagoset Mikel Fusha, autori shpallet në

SHKODËR– Mikel Fusha, 25 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri në lokalin e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Mark Lula”, ku Fusha ka lokalin dhe punon aty bashkë me një vajzë. Autori, Elvis Lekndreu është futur me disa shokë të tij në lokalin e 25-vjeçarit dhe pas një debati për motive të dobëta, e ka qëlluar atë me armë zjarri, duke e lënë të plagosur.

Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, të cilin e kanë rrethuar forca të shumta policie. Vetë Fusha është dërguar në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin e nevojshëm. Ndërsa Lekndreu është shpallur në kërkim.

Ka qenë nëna e të plagosurit Fusha, ajo që ka treguar se zanafilla e këtij sherri ka nisur që para një jave. Përpara kamerave, pasi vuri alarmin duke ulëritur dëshpërimisht në lokal, nëna e Fushës tha se para një jave, Lekndreu ka shkuar në lokalin e të birit, ku ka thyer tavolina e karrige.

Për pasojë, nëna e të plagosurit shprehet se ka marrë policinë në telefon, dhe është takuar edhe me familjen e autorit, por sërish nuk e shmangu dot plagosjen e të birit. Kjo plagosje vjen një ditë pas atentatit ku mbetën të plagosur dy vëllezërit Marjan Doçi 23 vjeç dhe Hoten Doçi 30 vjeç, të cilët gjithashtu janë jashtë rrezikut për jetën. Siç duket, Shkodra nuk po gjen qetësi nga ngjarjet kriminale.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mikel fusha plagoset mikel fusha plagosje në shkodër mikel fusha plagoset mikel fusha plagosje në shkodër

Sondazh

Poll