Aktualitet

I zhytur në baltë, dalin PAMJET e arrestimit të Albert Zajës në Nikël, momenti kur futet në mjetin e zi të policisë

21 Mars 2021, 17:50 Nga DOSJA
I zhytur në baltë, dalin PAMJET e arrestimit të Albert Zajës

KRUJË– Videoja që po shikoni tregon momentet e arrestimit të Albert Zajës, 37-vjeçarit që akuzohet se në bashkëpunim me tre të tjerë, ka ekzekutuar Shkëlzen Kastratin. Siç shihet edhe në video, Zaja është arrestuar pas një tentative arratisjeje, gjatë të cilës, është bërë me baltë në rrobat e tij.

Në video, duket edhe arma që 37-vjeçari kishte me vete në momentin që u vu në pranga. Pas arrestimit, Zaja ecën me kokën ulur dhe futet në makinën e policisë, me ngjyrë të zezë, që e pret në derën e shtëpisë.

Zaja u arrestua sot. Për vrasjen e Kastratit, vijojnë të mbeten ende të shpallur në kërkim tre personat e tjerë: Elmir Tufa, 29 vjeç; vëllai i famëkeqit Hektor Xheçuka, Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albert zaja arrestohet albert zaja albert zaja arrestohet albert zaja

Sondazh

Poll