Aktualitet

Tentoi të arratisej, zbardhen veprimet e Albert Zajës kur kuptoi që e kishte rrethuar RENEA në Nikël, nuk i rezistoi grupit

21 Mars 2021, 17:29 Nga DOSJA
Tentoi të arratisej, zbardhen veprimet e Albert Zajës kur kuptoi

KRUJË– Albert Zaja, një nga anëtarët e grupit prej katër personash që ekzekutuan Shkëlzen Kastratin, ka tentuar të arratisej në momentin që ka parë policinë. Dosja.al ka mësuar se pak para se të prangosej pasditen e sotme në shtëpinë e tij në Nikël, Zaja ka kuptuar që ishte rrethuar nga RENEA.

Sapo ka parë forcat e policisë, ai është përpjekur që të arratisej, por në momentin që është ndaluar nga RENEA, nuk ka bërë rezistencë më tej. Në momentin e arrestimit, atij iu gjet edhe një armë e llojit “Glock”.

Për vrasjen e Kastratit, vijojnë të mbeten ende të shpallur në kërkim tre personat e tjerë: Elmir Tufa, 29 vjeç; vëllai i famëkeqit Hektor Xheçuka, Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albert zaja arrestohet albert zaja shkelzen kastrati albert zaja arrestohet albert zaja shkelzen kastrati

Sondazh

Poll