Aktualitet

Arrestimi i Albert Zajës, policia jep detajet: Sapo pa që e rrethuam, tentoi të fshehë në baltë pistoletën e të largohej

21 Mars 2021, 17:33 Nga DOSJA
Arrestimi i Albert Zajës, policia jep detajet: Sapo pa që e rrethuam,

KRUJË– Policia e Shtetit ka publikuar njoftimin zyrtar për arrestimin e Albert Zajës, i cili u prangos pasditen e sotme në Nikël, në shtëpinë e tij. Në njoftim thuhet se është sekuestruar edhe një armë zjarri gjatë arrestimit të Zajës, të cilën ai sapo e ka parë policinë, ka tentuar ta fshehë në baltë. 

Njoftimi nga Policia e Shtetit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Nikla”.. Operacioni nga Forcat Speciale “RENEA”. Kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë që e posedonte 37 vjeçari. Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së datë 01.02.2021 dhe kapjen e autorëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për vendodhjen e një prej autorëve të vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Nikla”.

Në kuadër të operacionit , në fshatin Larushk të Krujës, Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Albert Zaja. 37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga Policia. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale ka vendosur në mungesë për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim. Operacioni vijon për kapjen e autorëve të tjerë të kësaj ngjarje.

Zaja u arrestua sot. Për vrasjen e Kastratit, vijojnë të mbeten ende të shpallur në kërkim tre personat e tjerë: Elmir Tufa, 29 vjeç; vëllai i famëkeqit Hektor Xheçuka, Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet albert zaja arrestohet albert zaja

Sondazh

Poll