4 humbje jete dhe 659 raste të reja/ Ulet bilanci i viktimave në vend, 392 pacientë po marrin trajtime në spitale, shkon në
21 Mars 2021, 16:36Nga DOSJA
SHQIPËRI– 2137 viktima, 33 mijë e 916 të sëmurë aktivë dhe 85 mijë e 147 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19, kur ka kaluar më shumë se një vit, që nga fillimi i pandemisë në vend. Në njoftimin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shënuar katër humbje jete, duke sjellë një ulje të numrit të viktimave. Konkretisht 3 qytetarë nga Tirana dhe 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 62-89 vjeç, nuk ia kanë dalë dot që t’i mbijetojnë infektimit me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3487 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 659 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 148 raste në Tiranë, nga 34 raste në Fier, Berat, nga 28 raste në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, 26 në Korçë, 25 në Shkodër, 24 në Kukës, 23 në Vlorë, nga 20 raste në Pogradec, Gramsh, 19 në Kavajë, 18 në Lushnje, 17 në Tepelenë, 16 në Ura Vajgurore, 14 në Peqin, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, 9 në Sarandë, nga 7 raste në Devoll, Vau i Dejës, 6 në Shijak, 5 në Mirditë, nga 4 raste në Përmet, Divjakë, Skrapar, nga 3 raste në Lezhë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Memaliaj, Kolonjë, Maliq, Poliçan, nga 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 rast në Rrogozhinë, Delvinë, Roskovec, Finiq, Cerrik, Këlcyrë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 522 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,147 që nga fillimi i epidemisë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1685 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 46,515 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (21 Mars 2021)
Raste të reja ditore 659
Të shëruar në 24 orë 522
Të shtruar në spitale 392
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3487
Testime totale 532,796
Raste pozitive 121,200
Raste të shëruara 85,147
Raste Aktive 33,916
Humbje jete 2137
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22994
Fier 2647
Durrës 1574
Vlorë 1422
Shkodër 1299
Gjirokastër 1225
Korçë 809
Lezhë 635
Elbasan 453
Kukës 346
Dibër 340
Berat 172
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Drejtoresha e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Eliona Demaliaj e ka cilësuar sit ë nevijshme nisjen e punimeve dhe rikonstruksionin e kë...
TIRANË– 98 leje drejtimi janë pezulluar nga policia rrugore pas kontrolleve të ushtruara në akset rrugore në vend. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se...
TIRANË– Ilir Kadia, ish-gazetari i BBC i cili ka shërbyer edhe si këshilltar i ish-kryeministrit Sali Berisha ka shprehur dhimbjen për humbjen e mjek...
TIRANË– Një 19-vjeçare e infektuar me Covid-19 ka sjellë në jetë foshnjën e saj të parë, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku dhe po kurohej. Lajmin e k...
POGRADEC– Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e dëborës në vendin tonë.Në disa zona janë krijuar vështirësi në qarkullim, por dëbora ka dhuruar edhe ...
DURRËS– Atentati mafioz i mëngjesit të së shtunës, ku në lagjen nr 16, të qytetit bregdetar të Durrësit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Edmond ...