Aktualitet

Ekzekutoi Shkëlzen Kastratin, arrestohet Albert Zaja, tentoi të fshihte pistoletën dhe të arratisej kur pa RENEA-n, ende në

21 Mars 2021, 16:46 Nga DOSJA
Ekzekutoi Shkëlzen Kastratin, arrestohet Albert Zaja, tentoi të

KRUJË– Albert Zaja, 37 vjeç dhe banues në fshatin Larushkë të Niklës është vënë në pranga, shtatë javë pasi ekzekutoi Shkëlzen Kastratin. Dosja.al ka mësuar se Zaja është arrestuar në kuadër të një operacioni policor të ekzekutuar pasditen e sotme në Nikël, Krujë nga Forcat RENEA dhe ato Operacionale. Për të disatën herë, forcat blu kanë zbarkuar në Nikël, por këtë herë nuk kanë dalë duarbosh që aty, duke marrë me vete edhe ekzekutorin e Kastratit, të cilin e kanë transportuar për në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Zaja u prangos në shtëpinë e tij, ku iu gjet edhe një armë e llojit ‘Glock’, me fishek në gojë, gati për të gjuajtur. Sapo pa policinë, 37-vjeçari, tentoi të fshihte në baltë armën që kishte dhe të arratisej, por nuk ia doli dot mbanë. Sapo u ndalua nga RENEA, ai nuk bëri më rezistencë, duke iu dorëzuar prangosjes, i baltosur, siç edhe shihet në pamjet e arrestimit.

Tashmë, pas arrestimit të Zajës, kanë mbetur edhe tre personat e tjerë të shpallur në kërkim për të njëjtën vrasje, që të vihen në pranga, në mënyrë që ekzekutimi i 1 shkurtit të konsiderohet i zbardhur. Bëhet fjalë për : Elmir Tufën, 29 vjeç; vëllain e famëkeqit Hektor Xheçuka, Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Të katërt, akuzohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, dhe se janë paguar për të ndjekur viktimën për afro dy muaj, deri në 1 shkurt, ditë kur dhe e ekzekutuan. Ndërsa urdhëruesit, nuk dihet ende se kush janë.

Si ndodhi krimi?

Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës. Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet albert zaja elmir tufa elson xhecuka roland cara shkelzen kastrati silvio cara arrestohet albert zaja elmir tufa elson xhecuka roland cara shkelzen kastrati silvio cara

Sondazh

Poll