Mjekja Vali Lile ndërron jetë nga Covid-19, Ilir Kadia: Të vramë, erdhëm tek ti për hallin tonë e të vramë….të vajto
21 Mars 2021, 14:59Nga DOSJA
TIRANË– Ilir Kadia, ish-gazetari i BBC i cili ka shërbyer edhe si këshilltar i ish-kryeministrit Sali Berisha ka shprehur dhimbjen për humbjen e mjekes Vali Lile, e cil ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.
Referuar qytetarëve të papërgjegjshëm që nuk respektojnë masat dhe vijojnë takimet pavarësisht Covid-19, Kadia shkruan se në fakt janë vetë pacientët, ata që e kanë vrarë mjeken.
Sipas Kadias, ata e kanë vrarë pasi kanë shkuar të vizitoheshin për hallin e tyre, e ndërsa mjekja i vrau sot me largimin e saj nga jeta.
Statusi i plotë
Të vramë Dr Vali Lile,të vramë! Sikur të kem humbur njeriun e afërt të shtëpisë vajtoj me shpirt të vrarë vdekjen tënde sot o e bukura doktoresha ime Vali! Nuk do të shoh buzëqeshjen tënde gjithë diell,fjalën tënde të ngrohtë që mbështillte këshillën e urtë nuk do e dëgjoj më,mikpritja jote në poliklinikë zog shtegtar u bë sot!Të vramë Dr Vali Lile,të vramë!Ne që e dinim dhe e fshehëm Covidin tonë kur erdhëm tek ty për hallin tonë dhe të sëmurëm!Dhe të humbëm…përgjithmonë! Gropë ma bëri kraharorin lajmi kob! Lamtumirë dr Vali!Ti le vetëm të mira në tokë!Qiellin do e ndritësh me shpirtin tënd diell! Na vrave me ikjen tënde moj e mira dhe e bukura Vali!Na vrave!
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Një 19-vjeçare e infektuar me Covid-19 ka sjellë në jetë foshnjën e saj të parë, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku dhe po kurohej. Lajmin e k...
POGRADEC– Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e dëborës në vendin tonë.Në disa zona janë krijuar vështirësi në qarkullim, por dëbora ka dhuruar edhe ...
DURRËS– Atentati mafioz i mëngjesit të së shtunës, ku në lagjen nr 16, të qytetit bregdetar të Durrësit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Edmond ...
TIRANË– Rruga dytësore në ‘Yzberisht’ në Tiranë u asfaltua nga Bashkia e Tiranës, vite pasi kishte dalë jashtë funksionit. Mirëpo, ‘vrulli’ për të shtruar ...
TIRANË– Një pjesë e Tiranës ka mbetur këtë të dielë pa energji elektrike, për shkak të një defekti në nënstacionin rajonal të OST. OSHEE njofton të ...
BURREL- Lënda eksplozive që shpërtheu rreth orës 23:00 në lagjen “Partizani”, e cila u vendos pranë banesës së punonjësit të SHISH, Alfred Karajt ka shkaktuar p...