Aktualitet

LAJM I MIRË/ 19-vjeçarja e infektuar me Covid sjell në jetë foshnjën e saj, mjekja Cani: Mirëserdhe Noel, gëzimi juaj ës

21 Mars 2021, 14:18 Nga DOSJA
LAJM I MIRË/ 19-vjeçarja e infektuar me Covid sjell në

TIRANË– Një 19-vjeçare e infektuar me Covid-19 ka sjellë në jetë foshnjën e saj të parë, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku dhe po kurohej.

Lajmin e ka bërë me dije mjekja Alma Cani, e cila ka postuar një video në profilin e saj në Facebook, ku shihet nëna e re dhe i porsalinduri.

Të voglin, prindërit kanë vendosur që ta quajnë Noel dhe sipas mjekes Cani, lindja është kryer me sukses.

Statusi i plotë: Mireseerdhe Noel në jete! Lindja jote na jep force! Në Spitalin “ Shefqet Ndroqi” Covid-19, lind 19-vjeçarja e semure me Covid 19. Realizohet lindja me sukses ne ambientet e spitalit Covid 2 ne bashkepunim te ngushte me koleget e spitalit Obsetrik – Gjinekologjik “ Koco Glozheni”. Urojme qe lajme te tilla te bukura t’i ndajme me ju cdo dite!Gezimi juaj eshte forca jone per ta vazhduar kete lufte deri në fund me fitore per Triumfin e Jetes!

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet 19-vjecarja me covid lind femijen alma cani 19-vjecarja me covid lind femijen alma cani

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2021, 09:50

FIER-Dëmtimet në zyrat e PS dhe PDIU në Fier kanë bërë që të ketë reagime dhe nga forcat politike.Aljosha Doko, bashkëkryetar i shtabit të Partisë Socialiste te...