Aktualitet

Protesta e opozitës/ Kryemadhi: Shqiptarët të pushtojnë zyrën në sekondë, hapu rrugë zgjedhjeve të lira

11 Maj 2019, 17:35 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Kryemadhi: Shqiptarët të pushtojnë

TIRANË– Kryetarja e LSI-së e pranishme në protestën e opozitës i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’u hapë rrugën zgjedhjeve të lira. Në një prononcim për mediat, ajo ju drejtua kryeministrit duke e paralajmëruar se shqiptarët mund ta pushtojnë zyrën e tij në sekondë.

Mirënjohëse për të gjithë ata besimtarë myslimanë, që edhe pse me agjërim, janë në bulevard. Të gjithë ata shqiptarë që besojnë në zot e gjejnë forcë e besim për tu ngritur.Ju falënderoj ju mediat, që nuk iu ndatë protestave të opozitës, pavarësisht shantazhit që ushtrohet ndaj jush.

Mirënjohëse qytetarëve që i janë përgjigjur opozitës. Kam edhe një mesazh për Ramën që besoj se sot nuk është në zyrën e tij. Me gjithë ata njerëz në shesh në një sekond zyra e tij pushtohet. Do të jetë shumë më keq për të nëse qytetarët hyjnë në zyrën e tij. Prandaj të ringjalli shpresën për shqiptarët dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,”– tha Kryemadhi.

E pyetur për deklaratën e presidentit Ilir Meta se duhet të ketë dialog mes palësh, Kryemadhi theksoi se kjo nuk është luftë dhe se sipas saj ky nuk është filmi ‘Armiku te porta’.

“Nëse Meta kujton se po sheh filmin ‘armiku te porta’ duhet të ketë parasysh që nuk jemi në luftë. Vjedhja e votës ka sjellë varfërimin e shqiptarëve dhe shpërnguljen e shqiptarëve,”- tha kryetarja e LSI-së. 

Opozita ka mbajtur sot protestën e katërt kombëtare kundër qeverisë Rama. Tubimi nisi në orën 18:30 dhe zgjati për rreth 4 orë. Të plagosur raportohet të kenë mbetur 13 efektivë policie dhe 3 protestues, ndër to njëri prej tyre është sekretari organizativ i PD-së, Said Dollapi që u dhunua barbarisht nga policia.  Gjithçka u zhvillua mes tensionesh dhe bombave Molotov. Protestuesit i vunë flakën kryeministrisë dhe Kuvendit por brenda disa minutave situata u normalizua. Policia përdori gaz lojtsjellës kundrejt protestuesve, për t’i shpërndarë ata. Ndërsa këta të fundit kanë hedhur shashka drejt institucioneve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kryemadhi ne proteste monika kryemadhi protesta e opozites 11 maj 2019 kryemadhi ne proteste monika kryemadhi protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll