Aktualitet

Përplasje në protestë, Basha: Ndalni dhunën, policët janë vëllezërit tanë

11 Maj 2019, 17:33 Nga DOSJA
Përplasje në protestë, Basha: Ndalni dhunën, policët

TIRANE- Ka nisur përplasja mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit me bomba molotov kanë çarë kordonin, dhe janë shtyrë me uniformat e policisë. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë thirrje që të mos përdoret dhunë:

“Ndalni dhunën, mos dhunoni. Efektivët janë në krye të detyrës. Asnjë nga ne këtu nuk ka ardhur që të lëndojë vëllezërit tanë policë”-tha Basha.

Ndërkohë që policia e Shtetit ka bërë thirrje që qytetarët të përmbahen dhe të distancohen nga aktet e dhunshme.

“Te nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë. Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë. Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike se rrezikoni jetën e punonjësve të Policisë”.

Vijon…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit protesta e opozites 11 maj 2019 policia e shtetit protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll