Aktualitet

Protesta e opozitës/ Protestuesit qëllojnë sërish me bojë blu kryeministrinë (Foto)

11 Maj 2019, 17:00 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Protestuesit qëllojnë sërish me

TIRANE- Protestuesit e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar kanë qëlluar me bojë blu godinën e kryeministrisë. (Lexo këtu)

Boja është hedhur në afërsi të grilës pranë zyrës së Kryeministrit Edi Rama.

Përveç bojës, ata kanë hedhur bidona plastikë dhe kapsolla drejt godinës.

Opozita ka mbajtur sot protestën e katërt kombëtare kundër qeverisë Rama. Tubimi nisi në orën 18:30 dhe zgjati për rreth 4 orë. Të plagosur raportohet të kenë mbetur 13 efektivë policie dhe 3 protestues, njëri prej tyre është sekretari organizativ i PD-së, Said Dollapi që u dhunua barbarisht nga policia. Gjithçka u zhvillua mes tensionesh dhe bombave Molotov. Protestuesit i vunë flakën kryeministrisë dhe Kuvendit por brenda disa minutave situata u normalizua. Policia përdori gaz lojtsjellës kundrejt protestuesve, për t’i shpërndarë ata. Ndërsa këta të fundit kanë hedhur shashka drejt institucioneve.

f.g./dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 11 maj 2019 protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll