Aktualitet

U lirua nga paraburgimi, Balliu shfaqet në krye të banorëve të Astirit në protestë (Foto)

11 Maj 2019, 17:03 Nga DOSJA
U lirua nga paraburgimi, Balliu shfaqet në krye të banorëve

TIRANË– Banorët e Astirit janë bërë pjesë e protestës së opozitës që po zhvillohet pasditen e sotme në Tiranë. Të veshur me jelek portokalli ata janë drejtuar për tek godina e kryeministrisë nën thirrjet “Rama ik”.

Në krye të tyre qëndron ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili vetëm dy ditë më parë u lirua nga paraburgimi.

Ish-deputeti Balliu u arrestua nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë pasi u përplas me uniformat blu teksa ishte në mbështetje të banorëve të Astirit që cilët protestojnë kundër projektit “Unaza e re”.

Prokuroria kërkoi “arrest me burg ” për ish-deputetin Balliu dhe 3 të ndaluarit e tjerë, ndërsa Gjykata e Tiranës vendosi t’ju japë lirinë, duke kërkuar “detyrim paraqitje” për të katërt.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e astirit klevis balliu protesta e opozites 11 maj 2018 banoret e astirit klevis balliu protesta e opozites 11 maj 2018

Sondazh

Poll