Aktualitet

Protestuesi nga Himara: Protestoj kundër Edi Ramës se kërkon të na vjedhë pronat, më njeh mirë ai mua

11 Maj 2019, 16:54 Nga DOSJA
Protestuesi nga Himara: Protestoj kundër Edi Ramës se kërkon

TIRANE- Një nga qytetarët e pranishëm në protestën e opozitës është shprehur për mediat se ka ardhur që nga Himara. 

Protestuesi ka thënë se proteston kundër vjedhjes së pronave, që sipas tij qeveria i ka bërë pronave të himariotëve.

‘Kam ardhur nga Himara, protestoj kundër Edi Ramës sepse kërkon të na vjedhë pronat. Edi Rama me njeh mirë mua, dhe po i them që nuk ke për të na vjedhur pronat’,-tha ai.

Opozita ka mbajtur sot protestën e katërt kombëtare kundër qeverisë Rama. Tubimi nisi në orën 18:30 dhe zgjati për rreth 4 orë. Të plagosur raportohet të kenë mbetur 13 efektivë policie dhe 3 protestues, ndër to njëri prej tyre është sekretari organizativ i PD-së, Said Dollapi që u dhunua barbarisht nga policia.  Gjithçka u zhvillua mes tensionesh dhe bombave Molotov. Protestuesit i vunë flakën kryeministrisë dhe Kuvendit por brenda disa minutave situata u normalizua. Policia përdori gaz lojtsjellës kundrejt protestuesve, për t’i shpërndarë ata. Ndërsa këta të fundit kanë hedhur shashka drejt institucioneve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 11 maj 2019 protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll