Aktualitet

Sulmi me armë në Shkodër! Arrestohen dy vëllezërit Doçi, dëshmia e tyre: Qëlloi drejt nesh në mënyrë të papritur, nu

21 Mars 2021, 11:56 Nga DOSJA
Sulmi me armë në Shkodër! Arrestohen dy vëllezërit

SHKODËR– Policia ka arrestuar dy shtetasit e plagosur mbrëmjen e kaluar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, Marjan Doçi 23 vjeç dhe Hoten Doçi 30 vjeç.

Arrestimi i tyre është bërë në kushtet spitalore teksa ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranës jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrje nga forcat e policisë. Nga ana tjetër po mbrëmë policia ka identifikuar autorin e dyshuar shtetasin Besmir Perkola, i cili ka lënë të plagosur dy vëllezërit Doçi, i cili është shpallur në kërkim.

Dy vëllezërit e plagosur në deklarimin për policinë kanë thënë se nuk kemi asnjë konflikt dhe nuk e kemi idenë përse na ka qëlluar personi tjetër dhe madje nuk e njohim se kush ka qenë.

Ishim tek makina kur një person u afrua dhe qëlloi drejt nesh në mënyrë të papritur. Nuk e kemi idenë përse na ka qëlluar sepse nuk kemi ndonjë konflikt”, mësohet të kenë thënë dy vëllezërit për policinë.

Policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe vijon puna për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar Besmir Perkola. Që mbrëmë por edhe gjatë ditës së sotme një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka qëndruar në vendin ku ndodhi plagosja për të shmangur çdo lloj konflikti tjetër pasi të dy familjet jetojnë afër njëra-tjetrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga dy vëllezërit Doçaj që mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme gjatë një konflikti me armë zjarri.Shpallet në kërkim autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri.Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bardhaj, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. D., 26 vjeç dhe H. D., 31 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi B. P., 29 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.Nga veprimet hetimore rezultoi se:Më datën 20.03.2021 rreth orës 19.30, në fshatin Bardhaj Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit M. D. dhe H. D. kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B. P. i cili i është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri automatik, ku për pasojë mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën dy vëllezërit ndërsa shtetasi B.P., u largua nga vendi i ngjarjes dhe u shpall në kërkim.Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B.P.Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale që shërbejnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe mjeti tip Audi, i shtetasit M.D.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasve M. D. dhe H. D. për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, ndërsa për shtetasin B. P. për veprat penale të “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet besmir perkola hoten doci marjan doçi besmir perkola hoten doci marjan doçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2021, 09:50

FIER-Dëmtimet në zyrat e PS dhe PDIU në Fier kanë bërë që të ketë reagime dhe nga forcat politike.Aljosha Doko, bashkëkryetar i shtabit të Partisë Socialiste te...