Aktualitet

Banesa e punonjësit të SHISH ku u vendos tritoli në Burrel, forcat antieksploziv në vendngjarje, asistojnë në zbardhjen e

21 Mars 2021, 10:02 Nga DOSJA
Banesa e punonjësit të SHISH ku u vendos tritoli në Burrel,

BURREL- Lënda eksplozive që shpërtheu rreth orës 23:00 në lagjen “Partizani”, e cila u vendos pranë banesës së punonjësit të SHISH, Alfred Karajt ka shkaktuar panik te banorët e zonës. Për fat të mirë në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur asnjë njeri, pasi punonjësi i Shërbimit Informativ nuk ndodhej aty bashkë me familjen.

Policiaka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. I pranishëm ishte edhe prokurori i Matit, Abaz Muça. Punonjësi i SHISH, Alfred Karaj e lidh këtë ngjarje me detyrën, pasi shprehet se nuk ka patur konflikte të tjera.

Nga Tirana kanë mbërritur edhe forcat antieksploziv për të asistuar në zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e lëndës plasëse apo sasisë që ishte vendosur.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet alfred karaj alfred karaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2021, 09:50

FIER-Dëmtimet në zyrat e PS dhe PDIU në Fier kanë bërë që të ketë reagime dhe nga forcat politike.Aljosha Doko, bashkëkryetar i shtabit të Partisë Socialiste te...

Aktualitet 21 Mars 2021, 08:34

DURRËS– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Edmond Keçi alias Mond Çekiçi. Ngjarja e cila ndodhi mëngjesin e djesh...