Aktualitet

21 Mars 2021, 09:50 Nga DOSJA

FIER-Dëmtimet në zyrat e PS dhe PDIU në Fier kanë bërë që të ketë reagime dhe nga forcat politike.

Aljosha Doko, bashkëkryetar i shtabit të Partisë Socialiste tek lagjjia 1 Maj, në një prononcim për gazetarët tha se në qytetin e Fierit kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Pa përmendur emra, Doko tha se kjo është një dëshmi e qartë se asaj se çfarë ofrojnë forcat e tjera politike.

”Dëshmi e qartë e asaj që ofrojnë këto forca, ku qyteti i Fierit kërkon paqe dhe bashkëpunim. PS kërkon zhvillim, këto forca kërkojnë destabilizimin, ne nuk e vendosim se cilat janë ato, atë e vendos drejtësia. Kjo është një lojë e atyre që kërkojnë të shkëpusin vëmendjen, ne nuk na vjen fare mirë që shtabet elektorale të goditen”, u shpreh Doko para gazetarëve.

Sulm ndaj PS dhe PDIU në Fier! Dëmtohen me gurë xhamat e zyrave elektorale të dy partive, autori mësyn në mes të natës, filmon momentin, thirrja: Të shkatërrojmë të gjitha selitë!

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet alijoshka doko alijoshka doko

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2021, 08:34

DURRËS– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Edmond Keçi alias Mond Çekiçi. Ngjarja e cila ndodhi mëngjesin e djesh...