Vjedhje, dhunë fizike! Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale në Durrës
21 Mars 2021, 09:23Nga DOSJA
DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona gjatë orëve të fundit. Sipas uniformave blu të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Në pranga ka rënë një 46 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.15, Durrës, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. M. Po ashtu u arrestua një 40 vjeçar, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
NJOFTIMI:
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Në vijim të operacionit “Arrameras”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, shtetasin H. C., 30 vjeç, banues në Thumanë, pasi ka blerë një motomjet të vjedhur nga personat e arrestuar në kuadër të këtij operacioni.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit : Sh. H., 46 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.15, Durrës, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. M; A. M,. 40 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.13, Durrës, duke vjedhur disa vegla pune, në garazhdin e shtetasit Sh. J. — Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. — Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen A. K., 39 vjeçe, banuese në Durrës, dhe u procedua penalisht shtetasi B. S., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në Hamallaj, shtetësja A. K., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur mjetin motorrik, bujqësor, që drejtohej nga shtetasi B. S., që si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokuroris së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(A.B)/Dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DIBËR– Në qarkun e Dibrës janë rikthyer reshjet e dëborës që prej ditës së djeshme.Në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, qarkullimi është i kalueshëm,...
BURREL-Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Burrel, la të traumatizuar banorët përreth. Sasia e tritolit që u vendos pranë banesës së Alfred Krajës, ...
TIRANË– Një grua është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi akuzohet për veprën penale të mashtrimit. Rasti është kallëzuar nga një 45-vje&c...
Aktualitet21 Mars 2021, 08:34
DURRËS– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Edmond Keçi alias Mond Çekiçi. Ngjarja e cila ndodhi mëngjesin e djesh...
TIRANË– Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë bërë të mundur arrestimin e 66-vjeçarit, Prend Kola. Ky i fundit ishte i shpallur n...
FIER– Ka qënë një i ri, ai që ka sulmuar me gurë zyrat elektorale të PS dhe PDIU në Fier. Në videon e publikuar nga ‘JOQ’ dëgjohet i riu që shpreh irritimin e m...
BURREL- Policia ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin me tritol të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Burrel ndaj punonjësit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Alfred...
FIER– PS dhe PDIU janë dy partitë politike, zyrat e të cilave pësuan dëmtime në Fier. Zyrat ndodheshin në lagjen 1 Maji të qytetit të Fieri, ndërkohë që k...
Aktualitet21 Mars 2021, 07:52
TIRANË – Lufta e Kosovës ka qenë një ndër luftërat më të përgjakshme në të cilën me qindra dhe mijëra ushtarë e civilë të pafajshëm të Kosovës humbën...