Aktualitet

Plagosja me armë në Shkodër! Gjithçka nisi nga sherri në lokal, Besim Perkola i zuri pritë dy vëllezërve me automatik, M

21 Mars 2021, 11:27 Nga DOSJA
Plagosja me armë në Shkodër! Gjithçka nisi nga sherri

SHKODËR–Policia e Shkodrës ka arrestuar dy shtetasit e plagosur mbrëmjen e kaluar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, Marjan Doçi 23 vjeç dhe Hoten Doçi 30 vjeç. Arrestimi i tyre është bërë në kushtet spitalore teksa ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranës jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrje nga forcat e policisë. Nga ana tjetër po mbrëmë policia ka identifikuar autorin e dyshuar shtetasin Besmir Perkola, i cili ka lënë të plagosur dy vëllezërit Doçi, i cili është shpallur në kërkim.

Dy vëllezërit e plagosur në deklarimin për policinë kanë thënë se nuk kemi asnjë konflikt dhe nuk e kemi idenë përse na ka qëlluar personi tjetër dhe madje nuk e njohim se kush ka qenë.

Besim Perkola, i shpallur në kërkim nga policia ka qëlluar me automatik ndaj dy vëllezërve ndërkohë që këto dy të fundit i janë përgjigjur me arme zjarri pistolete. E gjitha nisi pas një konflikti që treshja nisi në një lokal të zonës. Ka qënë Perkola ai që ka marrë armën dhe i ka bërë pritë dy vëllezërve.

Gjatë ditës së sotme një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka qëndruar në vendin ku ndodhi plagosja për të shmangur çdo lloj konflikti tjetër pasi të dy familjet jetojnë afër njëra-tjetrës.

Ndaj vëllezërve është qëlluar me breshëri por fatmirësisht kanë mundur që t’u shpëtojnë plumbave. Ata ndodhen në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Të rinjtë Doçi janë të afërm të Gentian Doçit (djemtë e xhaxhait) emri i të cilët është lakuar për pengmarrjen e Jan Prengës.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet besim perkola hoten doci marjan doçi besim perkola hoten doci marjan doçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2021, 09:50

FIER-Dëmtimet në zyrat e PS dhe PDIU në Fier kanë bërë që të ketë reagime dhe nga forcat politike.Aljosha Doko, bashkëkryetar i shtabit të Partisë Socialiste te...