Aktualitet

“Ëngjëjt të thirrën lart, një pjesë e shpirit tonë po udhëton me ty”, Iris Luarasi humb të atin

21 Mars 2021, 09:48 Nga DOSJA
“Ëngjëjt të thirrën lart, një pjesë e

TIRANË– Pedagogia Iris Luarasi ka humbur babanë e saj mëngjesin e sotëm nga një sëmundje të rëndë nga e cila ai vuante.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Luarasi njofton humbjen e të atit, të cilin e quan mentorit më të mirë të jetës. 

Postimi i plotë i Luarasit:

Asnjë nga ne të dashurit e tu, sot nuk e besonte se sot Zoti do të thërristë pranë vetes e ne mëngjesi do të na gjente pa ty. I dashuri e mentori ynë, na ke thyer zemrën e një pjesë e shpirtit tonë sot udhëton me ty. Aty ku ka dhimbje të madhe, ka dashuri të madhe e ne do na mungojë buzëqeshja jote, të qeshurat e tua, e mbi të gjitha prania jote.

Sot ëngjëjt të thirrën lart se kuptuan atë që ti po kaloje e që na kishe porositur se nuk do doje të vuaje. Luftojmë të gjithë sot me dhimbjen tonë, se të gjithë të donim këtu e të rrije pak më shumë me ne. Nëse do mundeshim të kthenim kohën pas e të dëgjonim edhe njëherë zërin tënd, do të të thonim se ti ishe babai më i mirë nga të gjithë e askush nuk mund ta zërë vendin tënd.

Duke respektuar rregullat familjarë të afërt ju njoftojmë se përcjellja e babit bëhet sot në orën 14:00 nga Funeral Alba 2000 për në varrezat e Sharrës.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet iris luarasi humb te atin iris luarasi humb te atin

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2021, 08:34

DURRËS– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Edmond Keçi alias Mond Çekiçi. Ngjarja e cila ndodhi mëngjesin e djesh...