Aktualitet

Tritoli në Burrel/ Familja e Alfred Karajt nuk ishte në banesë, lënda plasëse shkaktoi dëmtime në pallat, panik mes banor

21 Mars 2021, 08:55 Nga DOSJA
Tritoli në Burrel/ Familja e Alfred Karajt nuk ishte në banesë,

BURREL-Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Burrel, la të traumatizuar banorët përreth. Sasia e tritolit që u vendos pranë banesës së Alfred Krajës, punonjësit të SHISH dëmtoi katin e parë të pallatit dhe banesat pranë, duke thyer dyer dhe dritare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që Karaj së bashku me familjen e tij nuk ishin në shtëpi, pasi ishin në kryeqytet, te disa të afërm të tyre. Ngjarja ka shkaktuar panik te të gjithë komshinjtë dhe banorët e pallatit disa katësh.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale të konsiderueshme, ndërkohë që sasia e tritolit dyshohet se ka qenë mjaft e madhe, dhe është vendosur në pragun e shtëpisë.

Ngjarja dyshohet se lidhet me punën që bën kryefamiljari Karaj.

TRITOL në Burrel! PARALAJMËRIM? I vihet lënda plasëse në banesë punonjësit të SHIK, Alfred Karaj. I riu nuk ndodhej në shtëpi, policia po kryen hetimet

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet alfred karaj tritol ne banese alfred karaj tritol ne banese

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2021, 08:34

DURRËS– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Edmond Keçi alias Mond Çekiçi. Ngjarja e cila ndodhi mëngjesin e djesh...

Aktualitet 21 Mars 2021, 07:52

TIRANË – Lufta e Kosovës ka qenë një ndër luftërat më të përgjakshme në të cilën me qindra dhe mijëra ushtarë e civilë të pafajshëm të Kosovës humbën...

Aktualitet 21 Mars 2021, 07:45

BURREL– Detaje të reja kanë dalë në dritë pas shpërthimit me tritol që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Burrel.Pranë banesës së punonjësit të Shërbimit Informativ K...