Sport

VIDEO / Cikalleshi i pandalshëm, shënon në ndeshjene fundit

21 Mars 2021, 11:25 Nga DOSJA
VIDEO / Cikalleshi i pandalshëm, shënon në ndeshjene fundit

TURQI – Sokol Cikalleshi ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në ditën e sotme të kampionatit elitar turk, teksa me fanellën e Koniaspor, në minutën e 13 zhbllokoi shifrat në takimin kundër Alaniaspor. Aktualisht, ka përfunduar pjesa e parë e këtij takimi dhe goli i sulmuesit të kombëtares po i jep fitoren Koniaspor.
Sakaq, vlen për t’u theksuar se Cikalleshi po kalon një moment të artë, teksa 30-vjeçari ka gjetur golin e pestë sezonal, ndërsa ky është një sinjal shumë pozitiv edhe për kombëtaren e Edi Rejës.
Kjo pasi kavajasi pritet të jetë në fushë edhe me kuqezinjtë në përballjet kualifikuese për Botërorin e Katar 2022, ndërsa shpresohet që kjo formë e sulmuesit të reflektohet edhe me kuqezinjtë.

⚽ 13' Cikalleshi
Konyaspor 1-0 Alanyaspor

Tüm videolar için • @goalforza pic.twitter.com/TllJWX9JHm

— @goalforza'yı takip ediniz (@canligoltvv) March 21, 2021


B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll