Aktualitet

21 Mars 2021, 08:34 Nga DOSJA

DURRËS– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Edmond Keçi alias Mond Çekiçi. Ngjarja e cila ndodhi mëngjesin e djeshëm në Durrës, la në vendngjarje 30 gëzhoja automatiku. Arma që është përdorur në krim është AK-47, ndërsa dyshohet se mund të jetë blerë jashtë vendit. Hetuesit po analizojnë edhe automjetin nëse ai rezulton i vjedhur apo të jetë sjellë nga jashtë vendit posaçërisht për këtë ngjarje. Ndërkohë gjatë natës janë shoqëruar 23 persona në polici, si të dyshuar për ngjarjen.

Një minutë para se te vritej, me breshëri kallashnikovi anëtari i bandës së Durrësit, ndodhej më makinën e tij 3 metra larg makinës së autorëve. Ai u tha ekzekutorëve, hapni rrugën gangestera, kurse shoferi u largua me vrap.

Edmond Keçi alias Mond Çekiçi, u ekzekutua mëngjesin e djeshëm pranë DAR në Durrës. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me shoferin e tij kur një makinë Benz i preu rrugën dhe dy persona e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Ai njihej si miku i Lulzim Berishës dhe një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edmond çekiçi ekzekutohet mond çekiçi edmond çekiçi ekzekutohet mond çekiçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2021, 07:52

TIRANË – Lufta e Kosovës ka qenë një ndër luftërat më të përgjakshme në të cilën me qindra dhe mijëra ushtarë e civilë të pafajshëm të Kosovës humbën...

Aktualitet 21 Mars 2021, 07:45

BURREL– Detaje të reja kanë dalë në dritë pas shpërthimit me tritol që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Burrel.Pranë banesës së punonjësit të Shërbimit Informativ K...