Aktualitet

PARALAJMËRIM/ TRITOL në Burrel! I vihet lëndë plasëse në banesë punonjësit të SHISH, Alfred Karaj. Ndodhej në Tiranë

21 Mars 2021, 06:19 Nga DOSJA
PARALAJMËRIM/ TRITOL në Burrel! I vihet lëndë plasëse

BURREL– Lëndë plasëse është vendosur mbrëmjen e djeshme pranë banesës së punonjësit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Alfred Karaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në Lagjen Partizani në Burrel. Mbrëmjen e djeshme familja e Karajt ndodhej në Tiranë, te disa të afërmit e tyre, ndaj kanë mundur që të shpëtojnë nga shpërthimi i tritolit.

Shpërthimi ka shkaktuar panik te banorët e pallatit dhe përreth saj. Mësohet se nga shpërthimi ka pasur dëmtime në pallat dhe në banesa. Disa prej tyre kanë pasuar krisje, thyerje dyersh dhe dritaresh. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale të konsiderueshme, ndërkohë që sasia e tritolit dyshohet se ka qenë mjaft e madhe, dhe është vendosur në pragun e shtëpisë.

Autorët e krimit duket se kanë studiuar mirë zonën, pasi në vendin ku kanë vendosur lëndën plasëse nuk ka pasur kamera sigurie. Mirëpo, policia ka mundur që të sekuestrojë kamerat që ndodhen më afër, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Pista kryesore e hetimit mbetet puna e kryefamiljarit. Ai është punonjës i shërbimit Informatik Kombëtar. Për ngjarjen ai nuk ka zgjedhur që të prononcohet, duke ia lënë në dorë drejtësisë që ta zbardhin.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet alfred karaj ngjarja në burrel tritol ne banese alfred karaj ngjarja në burrel tritol ne banese

Sondazh

Poll