Aktualitet

Shqipëria nuk gjen qetësi! Pas dy atentateve në Durrës e Shkodër, të shtëna me armë edhe në Kombinat, autori terrorizon

20 Mars 2021, 20:23 Nga DOSJA
Shqipëria nuk gjen qetësi! Pas dy atentateve në Durrës e

TIRANË–Pas dy atentateve në Durrës e Shkodër, Shqipëria duket se nuk gjen qetësi. Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar edhe në Kombinat!

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në rrugën “Shaban Bartoshi”, ku 25-vjeçariRonaldo Gurabardhi, ka tentuar të vrasë me armë zjarri Artur Korteshin. Gjithçka ka nisur pas sherrit të Korteshit me vëllanë e autorit.

Pasi ky i fundit ka marrë vesh për konfliktin ka shkuar me armë zjarri për t’u “sqaruar” duke qëlluar në ajër dhe duke shkaktuar terror në zonë. Megjithatë fatmirësisht askush nuk është lënduar.

Policia ka bërë me dije se autori është identifikuar dhe po kërkohet për t’u prangosur. Deri më tani bëhet me dije se Korteshi rezulton person i përfshirë në ngjarje kriminale dhe është person i skeduar, por nuk dihet detaje të tjera.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artur korteshi ronaldo gurabardhi te shtena ne kombinat artur korteshi ronaldo gurabardhi te shtena ne kombinat

Sondazh

Poll