Aktualitet

TERRORIZOI Kombinatin me armë! Policia zbardh ngjarjen: Autor një 25-vjeçari, iku me mjet nga vendngjarja (EMRI)

20 Mars 2021, 20:42 Nga DOSJA
TERRORIZOI Kombinatin me armë! Policia zbardh ngjarjen: Autor një

TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 të pasdites, kur 25-vjeçari Ronaldo Gurabardhi ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Shënjestra e tij ka qenë Artur Korteshi, megjithatë i riu nuk ka shënuar të lënduar dhe është larguar me urgjencë nga vendngjarja. Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndekje të tij. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. G., 25 vjeç, pasi dyshohet se me datë 20.03.2021, rreth orës 15:10, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të një banese dhe më pas është larguar me shpejtësi me një mjet. Punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi.

LAJMI KRYESOR: Shqipëria nuk gjen qetësi! Pas dy atentateve në Durrës e Shkodër, të shtëna me armë edhe në Kombinat, autori terrorizon gjithë zonën. Policia: E kemi identifikuar!

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artur korteshi ronaldo gurabardhi te shtena ne kombinat tirane artur korteshi ronaldo gurabardhi te shtena ne kombinat tirane

Sondazh

Poll