Aktualitet

ATENTAT KUSHËRINJVE TË TIJ! Kush është Gentian Doçi, “truri” i rrëmbimit të Jan Prengës. I fshihet edhe drejtësisë

20 Mars 2021, 20:05 Nga DOSJA
ATENTAT KUSHËRINJVE TË TIJ! Kush është Gentian Doçi,

SHKODËR– Qetësia e mbrëmjes në Shkodër u prish nga atentati i planifikuar për eliminimin e dy vëllezërve Doçi. Hot dhe Marjan Doçi, u qëlluan teksa po qarkullonin me mjetin e tyre tip “Audi A4”, megjithatë kanë arritur që të shpëtojnë me plagë të lehta.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të dy janë djemtë e xhaxhait të Gentian Doçit, personi i dyshuar si organizatori i rrëmbimit të pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz. Doçi, i cili ka ndryshuar 5 mbiemra, kërkohet edhe nga Italia për trafik droge por fshihet në Shqipëri duke përdorur mbiemrin Funoqi. Gentian Doçi akuzohet se është koka e grupit të Dukagjinit, të shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49-vjeçarit, babai i 5 fëmijëve.

Emri i Doçit u zbulua nga dëshmia që vëllai i viktimës, Anton Prenga dha në prokurori, (Lexo këtu),. Prenga zbuloi se kishte pajtuar një pajtues gjaqesh për të takuar familjen Doçi. Ai kishte shkuar atje bashkë me Nikoll Shullanin, i cili kishte biseduar me Lush Doçin, që i kishte mohuar përfshirjen e të birit në këtë ngjarje. Ndërkohë që sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se Doçi telefonoi vëllain e vogël në Angli, Astritin, të cilit i kërkoi kokainën e vjedhur, konkretisht 260 kilogram.

Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën, i cili ndodhej në burg. Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz, dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paundë, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga. Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve që i dolën nga fjala duke e vrarë pengun. Megjithatë nuk dihet nëse atentati ndaj dy vëllezërve, 30 dhe 23 vjeç ka lidhje me pengmarrjen e ndodhur disa vite më parë. Një pistë tjetër që po heton Policia është edhe ajo e konflikteve që familja ka me të tjerë persona brenda qytetit. 

LAJMI KRYESOR: Plas arma në Shkodër! Plagosen brenda “Audi-t” 2 vëllezërit Doçi, jashtë rrezikut në spital. Lidhjet familjare me ‘trurin’ e pengmarrjes së Jani Prengës (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gentian doci plagosen vellezerit doci gentian doci plagosen vellezerit doci

Sondazh

Poll