Aktualitet

HARTA LIVE/ Rikthehet i ftohti në vend, dëbora bllokon Veriun, lë pa energji elektrike spitalet, bllokohen dhe borëpastruese

21 Mars 2021, 06:16 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Rikthehet i ftohti në vend, dëbora bllokon Veriun, lë

TIRANË–Shqipëria është përfshirë sërish nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Temperaturat e ulëta kanë bërë që në disa zona të vështirësohet lëvizja e mjeteve, vetëm në rastet kur përdoren zinxhirët. Qyteti i Kukësit është zgjuar i mbuluar me të bardha dhe me temperatura të ulëta. Kjo ka sjellë dhe probleme me makinat. Një aksident ka ndodhur për shkak të ngricave, duke bërë përpasjet e dy kamionëve me njëri-tjetrin.

Korçë trashësia e dëborës ka arritur deri në 15 cm, ndërsa në Dibër deri në 20. Në të dyja qarkqet ka vështirësi në disa akse, ku këshillohet kalimi me zinxhirë.

Korçë, trashësia e borës varion nga 5 cm deri në 15 cm. Kontraktorët janë në akset rrugore duke punuar për mirëmbajtjen e dimërore me borëpastruese dhe grupe pune. Në rrugën e Dardhës nga 8 km-14 km, rekomandohet kalimi i mjeteve me zinxhirë ose më goma dimërore. Vështirësi në qarkullim paraqet edhe segmenti rrugor i Bigellës në rrugën e Doganës Goricë.

Në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, qarkullimi është i kalueshëm, ndërkohë që në disa vende është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve. Për shkak të reshjeve intensive natën e kaluar, trashësia e borës në zonat malore i kalon 20cm. Disa rrugë rurale që lidhin njësitë administrative, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, Ura e ÇerenecitLibrazhd dhe rruga PeshkopiKukës. Ndërsa disa rrugë të tjera janë konsideruar si të pakalueshme nga policia, dhe e tillë është aksi rrugor në Qafën e Plloçit.

Ndërkohë që ditën e sotme nuk kanë munguar edhe aksidentet automobilistike për shkak të reshjeve të borës. Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit ku janë përmbysur dy kamionë dhe një aksident tjetër ka ndodhur në Bulqizë, ku një makinë ka përfunduar në kanal.

(I.A;a.b;kle.mu.)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 21 mars 2021 parashikimi i motit 21 mars 2021

Sondazh

Poll