Aktualitet

U qëlluan me armë 2 vëllezër, Policia e Shkodrës jep informacion zyrtar: Po shohim çdo provë që do zbardhë ngjarjen

20 Mars 2021, 19:40 Nga DOSJA
U qëlluan me armë 2 vëllezër, Policia e Shkodrës jep

SHKODËR– Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sonte në Shkodër ku kanë mbetur të plagosur 2 vëllezërit Doçaj. Sipas njoftimit zyrtar, të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që efektivët e Komisariatit të Shkodrës, efektivët e “Shqiponjave” dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë mbledhur në vendin e ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D.,  23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësorë, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve.

LAJMI KRYESOR: Plas arma në Shkodër! Plagosen brenda “Audi-t” 2 vëllezërit Doçi, jashtë rrezikut në spital. Lidhjet familjare me ‘trurin’ e pengmarrjes së Jani Prengës (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet plagosen vellezerit doci shkoder plagosen vellezerit doci shkoder

Sondazh

Poll