Bota

Nuk mundi të futet në Kuvend, Valdete Dushica-Bajrami jep dorëheqjen nga NISMA

20 Mars 2021, 16:23 Nga DOSJA
Nuk mundi të futet në Kuvend, Valdete Dushica-Bajrami jep

KOSOVË-Një kandidate për deputet nga NISMA e Fatmir Limajit është larguar. Sipas Gazeta Express, Valdete Dushica-Bajrami është larguar nga NISMA e Fatmir Limajt.

Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë ajo me anë të një postimi në Facebook. Në postimin e saj ajo ka falënderuar kryetarin dhe anëtarët e partisë për mbështetjen që i kanë ofruar.

Në mars të 2014 e fillova rrugëtimin tim politikë në Nismë dhe jam krenare për këto 7 vite punë si në kuvend, qeveri dhe në parti me një angzhim të palodhshëm, përkushtim dhe mbi të gjitha sakrificë, kalum periudha të rënda por edhe të sukseshme. Po ashtu, fal Nismës kam njohur shumë djem e vajza, burra e gra punëtor e të gatshëm të kontribojnë për zgjerimin e frymës socialdemokrate e që në rrethana tjera nuk do ta kisha pasur mundësin t’i njoh kurr. Falemnderit secilës e secilit për angazhimin dhe përkrahjen tuaj. Gjithashtu, dua të falenderoj Kryetarin Limaj që për këto 7 vite jo që ka qenë Kryetar i Partisë por edhe një mentor për mua në politikë. Unë më nuk do të jem pjesë e Nismës. Nismës e Kryetarit Limaj i uroj suksese në rrugëtimin politikë dhe gjithë aktivisteve e aktivistëve falemnderit për përkrahje e shumë suksese tutje”, ka shkruar ajo.

Postimi i  plotë: 

Të nderuar miq,

Në mars të 2014 e fillova rrugëtimin tim politikë në Nismë dhe jam krenare për këto 7 vite punë si në…

Posted by Valdete Dushica Bajrami on Saturday, 20 Mars 2021

 

Dorëheqje e saj nga NISMA vjen pasi partia e Limajt nuk arriti të futet në Kuvend, pasi në zgjedhjet e 14 shkurti mori 2 për qind të votave.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora fatmir limajit kosove nisma valdete dushica-bajrami fatmir limajit kosove nisma valdete dushica-bajrami

Sondazh

Poll