Bota

U zgjodh nënkryetare e LDK-së, kush është Shqipe Mjekiqi (Profili)

20 Mars 2021, 15:32 Nga DOSJA
U zgjodh nënkryetare e LDK-së, kush është Shqipe Mjekiqi

KOSOVË-Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë ditës së sotme, ka aprovuar me shumicë votash propozimin e Lumir Abdixhikut, për emërimin e nënkryetarëve të rinj të partisë dhe sekretarit organizativ.

Nënkryetarët e zgjedhur janë katër, një prej tyre është dhe Shqipe Mjekiqi. Ndërkohë, Gazeta Express, ka publikuar profilin e saj.

Mjekiqi ka lindur më 10 mars të vitit 1985, në Prishtinë. Ajo ka studiuar për shkenca politike në Kolegjin e Triniti në Dublin dhe në universitetin e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Sociale.

Përveç gjuhës shqipe ajo zotëron edhe gjuhën gjuhët frënge, italiane, spanjishte, dhe serbo-kroate.

Ajo ka qenë këshilltare e Fatmir Sejdiut gjatë kohës që ai ka qenë presidenti i Kosovës dhe këshilltare e Skënder Hysenit gjatë kohës sa ky i fundit ka drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lajmi kryesor: Mbledhja e LDK-së, zgjidhen katër nënkryetar të rinj, publikohen emrat e anëtarëve të kryesisë

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora mbledhja e ldks zgjedhja e anetareve te ldks mbledhja e ldks zgjedhja e anetareve te ldks

Sondazh

Poll