Bota

Kina shënon një rast infektimi me Covid-19, i pari që prej muajit shkurt, burri i kishte marrë të dyja dozat e vaksinave

20 Mars 2021, 14:42 Nga DOSJA
Kina shënon një rast infektimi me Covid-19, i pari që prej muajit

KINË-Kina ka shënuar një të infektuar me Covid-19, që prej muajit shkurt. Sipas TheGuaridan, burri i identifikuar me mbiemrin Liu, kishte marrë dy dozat e vaksinave midis muajit janar dhe shkurt.

Burri kishte punuar në zonën e karantinës së një spitali në qytetin Xian që prej 4 marsit dhe ishte kryesisht përgjegjëse për mbledhjen e mostrave për testim ndaj Covid-19, nga njerëzit në karantinë

Mësohet se një grup ekspertësh të provincës Shaanxi ku ndodhet qyteti Xian, kanë thënë se Liu u infektua pasi u ekspozua aksidentalisht ndërsa ishte në zonën e karantinës së spitalit.

Kina ka zhvilluar vaksinat e saj, por ende nuk është identifikuar lloji që ajo ka marrë.

Që prej fillimit të pandemisë në Kinë janë shënuar 90,087 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 4,636 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 në kinë kine koronavirusi në kinë covid-19 në kinë kine koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll