Bota

Kryeministrja e Norvegjisë Erna Solberg kërkon ndjesë pas shkeljes së rregullave anti-Covid

20 Mars 2021, 15:09 Nga DOSJA
Kryeministrja e Norvegjisë Erna Solberg kërkon ndjesë pas

NORVEGJI– Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg është detyruar të kërkojë falje për shkeljen e rregullave anti Covid të vendit gjatë një feste për ditëlindjen e saj.  Ajo kishte ftuar13 persona për drekën e ditëlindjes në një restorant, ndërkohë që në vend lejohen grumbullime vetëm deri në 10 persona.

Në një postim të gjatë në “Facebook”, kryeministrja kërkoi ndjesë për veprimet e saj dhe tha se ajo ishte shumë e trishtuar për ç’ka kishte ndodhur.

“Për më shumë se një vit, unë i kam kërkuar kutdo prej jush të ndjekë rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga infektimi. Dhe është një përgjegjësi e madhe për mua si kryeministre të ndjek rregullat dhe rekomandimet, por jam unë ajo që kam gabuar, “ – tha ajo.

Solberg pranoi se 13 pjesëtarë të familjes së saj darkuan në restorant më 26 shkurt, në një resort sportiv dimëror në Geilo. Kryeministrja tha se vetë ajo u desh të mungonte në darkë pasi ishte dashur të shkonte në një spital për një vizitë për sytë. Por, ditën tjetër, 14 persona u mblodhën për një drekë me sushi, në apartamentin e marrë prej saj me qira, në shkelje të rregullave për tubimet private.

Postimi i plotë:

I over ett år har jeg bedt hver eneste en av dere om å følge regler og anbefalinger om smittevern. Det har de aller…

Posted by Erna Solberg on Thursday, March 18, 2021

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota erna solberg koronavirusi në norvegji erna solberg koronavirusi në norvegji

Sondazh

Poll