Bota

Sot është festa e Sulltan Novruzit, dita e shpresës dhe e ringjalljes për besimtarët bektashinjë

20 Mars 2021, 15:31 Nga DOSJA
Sot është festa e Sulltan Novruzit, dita e shpresës dhe e

TIRANË–  Sot është Dita e Sulltan Novruzit, e cila festohet nga myslimanët bektashinjë në vendin tonë.

Dita e Sulltan Novruzit celebron ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Ne Shqiperi festa e Novruzit zakonisht festohet në 22 mars, por Viti i Ri Persian nis më 21 mars dhe vende të ndryshme të botës e festojnë nga 21 marsi deri në 24 mars, sipas çdo vendi.

Festa celebrohet në të gjitha vendet që kanë qenë më parë pjesë e perandorisë Perse dhe më vonë në vendet ku këto popuj u vendosën. Festivali është më shumë se 3,000-vjeçar dhe festohet që prej Shqipërisë deri në zona të Kinës veriperëndimore, por kryesisht në vendet mysliname në Azi.

Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX kjo festë është shndërruar në një manifestim kombëtar. Diktatura komuniste-ateiste në Shqipëri, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian.

Në Shqipëri Dita e Novruzit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Qysh herët në mëngjes nuseve të reja e fëmijëve u jepet një gotë qumësht, që simbolizon lindjen e një dite të re, shëndet e sa më shumë qumësht gjiri për nuset që do të lindin fëmijë. Quhet e Zotit kur në këtë ditë zonja e shtëpisë shpërndan qumësht, i cili kuptohet si bardhësi e bollëk edhe për të varfërit e të vobektit. ose në fshatë bëhen edhe kuleç me petë dhe fëmijët i rrokullisin në arat me grurë për të sjellë bollëk.

Sulltan Nevruzi bënë thirrje për t’u ngritur mbi cmirën, vesin e ligësinë, përciell mesazhin për vlerësimin dhe mbrojtjen e vlerës sonë kombëtare, dashurinë për njeri-tjetrin, urtësinë, vëllazërimin mbarëkombëtar, tolerancën fetare dhe ndërfetare. Nuk ka rëndësi se çfarë kubani bëhet, sepse varet nga mundësitë që kanë njerëzit, e rëndësishme është që të bëhet kurban, byreku, ëmbëlsira dhe të ndahet me këdo që është në nevojë e kërkon ndihmë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota festa e sulltan novruzit festa e sulltan novruzit

Sondazh

Poll