FOTOJA- Zgjodhën ‘Benz Presidencial’ për ATENTATIN! Pak para atentatit, si lëvizi nëpër Durrës makina me vrasësit bre
20 Mars 2021, 15:30Nga DOSJA
DURRËS- Dosja.al ka siguruar pamjet e makinës tip “Mercedez Benz”, prerje ‘presidenciale’ me të cilën udhëtonin autorët që bënë vrasjen e Edmond Çekiçit. Siç duket edhe në foton e mëposhtme, autorët kishin zgjedhur një makinë shumë të përdorur në Shqipëri për të mos tërhequr vëmendjen, të cilën më pas e kanë djegur në Sukth të Durrësit.
Momenti është kapur nga një kamera sigurie vetëm pak minuta para se të ndodhte vrasja, megjithatë autorët nuk dallohen se cilët dhe sa vetë udhëtojnë më mjetin. Sot Policia bëri me dije se makina e djegur në Sukth kishte targa të vjedhura dhe se brenda autorët kishin harruar një armë.
Edmond Keçi alias Mond Çekiçi,u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë DAR në Durrës. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me shoferin e tij kur një makinë Benz i preu rrugën dhe dy persona e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Ai njihet si miku i Lulzim Berishës dhe një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri.
GREQI-Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, Artemis Vasili. Sipas medias greke, Vassilis Georgopoulos një h...
GREQI- Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ishte infektuar me Covid -19, ka vrarë veten ditën e sotme.Meidat greke, bëjnë me dije se shqiptari em...
TIRANË– Rreth 20 persona, janë shoqëruar në polici, në lidhje me vrasjen e Edmond Koçit, anëtar i bandës së Durrësit.Burime për Dosja.al, bëjnë me d...
KUKËS- 500 mjekë të spitaleve COVID19 në Kosovë do të marrin dozën e parë të vaksinës sot në Kukës. Marrëveshja u finalizua dje dhe sot, vaksinimi ka nisur...