Aktualitet

‘Po të kisha qëndruar do më vrisnin dhe mua’/ Del DËSHMIA, shoferi i Edmond Çekiçit tregon momentin e vrasjes: Autorë

20 Mars 2021, 14:35 Nga DOSJA
‘Po të kisha qëndruar do më vrisnin dhe mua’/ Del

DURRËS– Shoferi i Edmond Çekiçit ka treguar në Komisariatin e Durrësit gjithë çfatë ka parë në momentet e fundit të vrasjes së ndodhur mëngjesin e sotëm. Burime për Dosja.al kanë zbardhur detaje nga dëshmia e tij. Sipas shoferit, autorët ishin të maskuar me shall dhe kapuç, dhe qëlluan me breshëri automatiku sapo Çekiçi hapi derën. Në panik e sipër, ai ka treguar se ishte larguar nga vendi i ngjarjes për të mos u vrarë nga autorët. Ndërsa shtoi se nuk kishte dijeni se me cilët persona kishte konflikte “shefi” i tij. Ndërkohë deri më tani është bërë me dije se shoferi ende i paidentifikuar, nuk ka precedentë penalë. 

Autorët ishin të maskuar me shalle dhe kapuçë. Dola nga makina ika me vrap në rrugën ngjitur që të shpëtoja veten. Po të qëndroja në makinë do më kishin vrarë. Unë nuk e di kush mund të ketë pasur konflikte me Mond Çekiçin,”-dëshmoi ai.

Edmond Keçi alias Mond Çekiçi është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr.16 në qytetin e Durrësit. Mond Çekiçi njihet si një nga ish-anëtarët e bandës së Durrësit që drejtohej dikur nga Lulzim (Lul) Berisha. 40-vjeçari është një person me precedentë të rrezikshëm, ku arrestimi i fundit i tij u bë më shtator 2020. Çekiçi u kap me një armë zjarri pa leje, megjithatë u lirua në mënyrë të habitshme.

LAJMI KRYESOR- Tronditet Durrësi/ Ekzekutohet në atentat miku i Lul Berishës, Mond Çekiçi. Shoferi i viktimës debatoi me autorët, 12 plumba i morën jetën të fortit të bandës

(k.m/d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet mond çekiçi ekzekutohet mond çekiçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Mars 2021, 10:17

VLORË– 14 persona në paraburgimin e Vlorës, janë prekur nga Covid-19.Burime për Dosja.al, bëjnë me dije, se gjatë tre ditëve të fundit në këtë institucion ...