Bota

20 Mars 2021, 12:28 Nga DOSJA

ITALI– Qeveria italiane ka aprovuar një paketë ekonomike prej 32 miliardë euro në mbështetje të ekonomisë së vendit dhe popullsisë në vështirësi serioze për shkak të pasojave të pandemisë.

“Ky dekret është një përgjigje e qëndrueshme ndaj varfërisë. Me këtë fond të lëvruar jemi përpjekur të bëjmë më të mirën për bizneset e profesionistët.” – u shpreh kryeministri italian.

Paketa ekonomike e quajtur “Sostieni” u bë publike në konferencën e parë për shtyp të Kryeministrit të ri italian Mario Draghi, ku ishin të pranishëm dhe ministri i Punës Andrea Orlando dhe ministri i Ekonomisë Daniele Franco.

Shtyllat kryesorë ku do të orientohet kjo paketë ekonomike janë 5 ku përfshihet, ndihma e sipërmarrjeve të cilave do t’u shkojë 3/4 e fondit, për krijimin e një fondi vaksinash e në mbështetje të fushatës kombëtare të vaksinës, në ndihmë të familjeve e punonjësve në nevojë, në ndihmë të sistemit shëndetësor për të përmirësuar strukturat, në ndihmë të enteve lokale, bashkive, provincave më të goditura nga pandemia e në ndihmë të institucioneve e sektorëve shtetërorë që kanë më shumë nevojë si arti, kultura, sporti, turizmi etj.

Sipas Republica.it, kryeministri italian informoi se shkollat do të jenë të parat që do të hapen sapo të ketë një ulje të rasteve me koronavirus. Kryeministri italian informoi se ai vetë ende nuk është vaksinuar dhe po pret rradhën sipas grupmoshave të përcaktuara nga plani kombëtar i vaksinimit e do të vaksinohet me AstraZeneca.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali mario draghi koronavirusi ne itali mario draghi

Sondazh

Poll