Lavrov: Perëndimi përdor mjete të paligjshme për të ruajtur pozicionet gjeopolitike
20 Mars 2021, 12:13Nga DOSJA
RUSI– Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov tha se vendet perëndimore përdorin mjete të paligjshme për të ruajtur pozicionet e tyre gjeopolitike.
Në një fjalim në Fondacionin Gorchakov për Mbështetjen e Diplomacisë së Hapur në Moskë, Lavrov bëri vlerësime lidhur me politikën e jashtme të vendeve perëndimore.
“Kolegët perëndimorë për të mbrojtur pozicionet e tyre gjeopolitike përdorin në mënyrë aktive mjetet e paligjshme të tilla si presioni me forcë dhe sanksione të njëanshme”,- tha Lavrov duke tërhequr vëmendjen se vendet perëndimore, kryesisht SHBA-ja nuk dëshirojnë të krijojnë bashkëpunim të bazuar në barazi.
Sipas AA, shefi i diplomacisë ruse theksoi se Perëndimi po përpiqet të minojë strukturën arkitekturore me qendër Kombet e Bashkuara (OKB) të themeluar pas Luftës së Dytë Botërore dhe se ata janë të shqetësuar nga kjo.
Ai theksoi se marrëdhëniet me vendet perëndimore do t’i zhvillojnë në drejtim të interesave të vendit të tij. “Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në fushat që na interesojnë dhe në kushtet që janë të favorshme për ne. Situata me të vërtetë nuk është e thjeshtë, por ne jemi të gatshëm që situata të mos përparojë në këtë drejtim”,- tha Lavrov.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TURQI- Guvernatori i bankës Qendrore të Turqisë, Nadj Ampal është shkarkuar nga detyra dhe u zëvendësua nga ekonomisti dhe politikani, Sachap Kavtzioglou, sipas...
BELGJIKË– Belgjika ndoqi Francën të Premten duke forcuar masat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit për të shmangur një valë të tretë të infe...
JAPONI– Asnjë spektator nga jashtë shtetit nuk do të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të riorganizuara të kësaj vere në Tokio, kanë konfirmuar o...
ISLANDË– Një vullkan shpërtheu pranë kryeqytetit të Islandës, Reykjavik të Premten, duke çuar llavën lart në qiellin e natës pas mijëra tërmeteve të...
PAKISTAN– Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka rezultuar pozitiv me Covid-19, tha zyra e tij të shtunën, vetëm dy ditë pasi ishte vaksinuar kundër vir...
BRUKSEL– Ursula von der Leyen ka kërcënuar të ndalojë eksportet e vaksinave AstraZeneca nëse BE-ja nuk merr dërgesat e saj të para, në një situatë përkeqë...
KOSOVË- Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duket në horizont as këtë vit. Pandemia dhe zgjedhjet në disa shtete evropiane, pritet ta pamundësojnë vendim...
BULLGARI- Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka thënë se Bullgaria pranon vetëm se identitetin e ri maqedonas të formuar pas vitit 1945 ndërs...