Ursula von der Leyen ashpërson tonet, kërcënon të ndalojë eksportet e vaksinave nëse blloku nuk merr dërgesat e para në
20 Mars 2021, 11:20Nga DOSJA
BRUKSEL– Ursula von der Leyen ka kërcënuar të ndalojë eksportet e vaksinave AstraZeneca nëse BE-ja nuk merr dërgesat e saj të para, në një situatë përkeqësuese për dërgesat e vonuara që ka shkaktuar tensione ndërkombëtare.
Shefja e BE-së i tha kompanisë farmaceutike britaniko-suedeze se duhet të kalojë në dërgesat në bllok.
‘Ne kemi mundësinë e ndalimit të një eksporti të planifikuar. Ky është mesazhi për AstraZeneca: ju së pari e përmbushni kontratën tuaj me Evropën para se të filloni të dërgoni në vendet e tjera.’- tha ajo.
Sipas DailyMail, paralajmërimi vjen ndërsa Bashkimi Evropian përpiqet të përshpejtojë fushatën e tij të vaksinimit ndaj Covid-19, ashtu si shumë shtete anëtare po luftojnë nivelet në rritje të infektimeve që kanë detyruar kufizime të ripërtërira.
Von der Leyen tha se AstraZeneca kishte shpërndarë vetëm 30 përqind të 90 milion dozave të vaksinës që kishte premtuar për tremujorin e parë të vitit.
Kompania ka fajësuar vonesat e prodhimit në impiantet e saj në BE, por zyrtarët evropianë janë të zemëruar që AstraZeneca ka qenë në gjendje të respektojë kontratën e saj në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të plotë, ndërsa një gjë të tillë nuk ka arritur në kontinent.
Presidentja e Komisionit Evropian, von der Leyen kishte kërcënuar të Mërkurën me bllokimin e eksporteve evropiane të vaksinave Covid-19 për të siguruar ‘reciprocitet’ me furnitorët e tjerë.
BE tashmë ka vendosur mbikëqyrje të veçantë të eksporteve të vaksinave në të cilat prodhuesit e kontraktuar për të furnizuar Evropën duhet të deklarojnë nëse kanë ndërmend të eksportojnë doza jashtë bllokut. Shumica e shqetësimeve të BE-së janë mbi Britaninë, ku fushata e inokulimit ka përparuar me një ritëm shumë më të shpejtë sesa në Evropën kontinentale.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË- Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duket në horizont as këtë vit. Pandemia dhe zgjedhjet në disa shtete evropiane, pritet ta pamundësojnë vendim...
BULLGARI- Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka thënë se Bullgaria pranon vetëm se identitetin e ri maqedonas të formuar pas vitit 1945 ndërs...
TURQI– Turqia është tërhequr nga traktati i parë detyrues në botë, për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave. Kjo është bërë përmes një dekreti pre...
KOSOVË– Prishtina nuk do të ketë Më epitetin si “kryeqyteti pa lum”. Kjo pasi në investimet që do të bëhen në rrugën A, sipas zyrtarëve komunal do ke...
JAPONI– Një tërmet 7.2 balltë godet Japoninë veriore në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke goditur zonat e shkatërruara nga katastrofa e vitit 2011 dhe duk...
GJERMANI– Po të deklaroje pak muaj më parë se CDU/CSU nuk do të jetë në qeverinë e ardhshme të Gjermanisë pas zgjedhjeve parlamentare në shtator, do të ti...
SHBA– Në një shkrim të The Guardian nga Erin Brockovich, një mbrojtëse e mjedisit analizohet fakti sesi kimikatet po ndryshojnë mënyrën e funksionimit të ...
SHBA– Zëvendës Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre të Premten tha se Presidenti Joe Biden është shumë mirë pasi u pengua disa herë në ...