Bota

Mbuloi Kosovën me flamurin serb/ Rama i përgjigjet Vuçiç: Ai shoku në Beograd loz me kuklla në Facebook, hartë leshi!

20 Mars 2021, 11:17 Nga DOSJA
Mbuloi Kosovën me flamurin serb/ Rama i përgjigjet

KUKES– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit serb, Aleksandër Vuçiç pas publikimit nga ky i fundit të hartës së Kosovës së veshur me flamurin e Serbisë. Nga Kukësi ku nisi procesi i vaksinimit për bluzat e bardha të Kosovës, Rama tha se harta e publikuar nga Vuçiç ishte një “hartë leshi”.

Kryeministri u zotua se nëse Kosova do të mbetet pas me vaksinimin, Shqipëria do të vaksinojë 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës.

“Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd që luan kuklla në Facebook. Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”. -tha Rama. 

Kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiç ka publikuar dy ditë më parë foton e hartës së Kosovës, ndërsa brenda është pikturuar flamuri i Serbisë. Kjo ka ngjallur reagime të shumta në Shqipëri dhe Kosovë dhe është konsideruar si një provokim.

(F.g.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic edi rama harta e kosoves aleksander vucic edi rama harta e kosoves

Sondazh

Poll